E PAZAKONTË/ Vjedhin gjelin e detit dhe e detyrojnë të pijë vodka
Policia letoneze arrestoi tre burra, të cilët u akuzuan se vodhën një gjel deti nga një kopsht zoologjik i vogël. Pamjet e marra nga kamerat, tregojnë tre burrat të veshur me të zeza në kopshtin zoologjik para se të largoheshin me gjelin e detit në një thes.
Hajdutët midis moshës 30 dhe 40 vjeç e çuan shpendin në stacionin tjetër për të lëvizur në Jurmala,ku e detyruan shpendin të pinte vodka. Festa kishte mbaruar kur policia gjeti hajdutët dhe gjelin e gjorë. Gjeli u kthye në kopshtin zoologjik dhe është akoma në fazë rikuperimi nga përvoja.
“Një nga të dyshuarit festoi ditëlindjen e tij të 34 me miqtë e tij,” u tha gazetarëve Inga Zonberga, kreu i Departamentit të Policisë Kriminale të Qarkut Riga Perëndimore.
”Tani treshja duhet të përballet me akuzat e grabitjes së organizuar”, shtoi ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.