Si trajtohen pacientët me COVID-19? Rama publikon videon e mjekes së familjes
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku mjekja e familjes në Berat, Marjola Bërdufi, tregon procedurën që ndiqet me pacientët e dyshuar me COVID në rast të shfaqjes së simptomave dhe pas konfirmimit me anë të tamponit.
Rama shkruan se tashmë mjeku i familjes e ka në kohë reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit përmes kartelizimit elektronik të pacientëve, ndërkohë që po në mënyrë elektronike, me kodin e recetës së tyre, qytetarët mund të tërheqin në farmaci, barnat e rimbursueshme për trajtimin ambulator.
“Jam Marjola, mjeke në Berat. Mbuloj një zonë me shërbim prej 2640 banorësh. Mjekët e familjes janë në vijën e parë për rastet e lehta me COVID. Kur dikush shfaq simptoma ose ka pasur kontakt me një të infektuar vjen në qendër shëndetësore ose telefonon duke shprehur simptomat. Nëse vlerësoj se mund të jetë me COVID në bashkëpunim me njësinë vendore bëhet planifikimi për tamponin. Pasi konfirmohet vazhdon ndjekja nga ana ime. Ne ndjekim nëpërmjet një protokoll
Çdo ditë kontaktohen me telefon pacientët e prekur për gjendjen shëndetësore. Kjo telefonatë bëhet disa herë në ditë, duke i këshilluar për pjesën e mjekimit, trajtimin, dietën ushqimore dhe zbatimin e masave për mospërhapjen e COVID brenda familjes me një higjienë personale.
Në rast se gjendja e tij rëndohet bëhet referimi i tij dhe pas komunikimit me 127 transportohet për në spital. Çdo pacient ka një kartelë. Janë miratuar dhe kontrollet për trajtimin e pacientëve në banesë. Përpilohet receta elektronike e cila është me rimbursim. Kjo është një betejë e gjatë, e vështirë që kemi nisur prej disa muaj. Pacientët duhet të kenë besim te mjeku i familjes”, thotë mjekja.
Video në linkun më poshtë:
Sorry, the comment form is closed at this time.