Liroi të dënuarin me burg për jetë, shkarkohet gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo.

Sipas ILD, Kuqo ka shkelur rëndë figurën e gjyqtarit, pasi ka liruar nga burgu Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit në vitin 1997-të.

Hetimet ndaj Kuqos nisën në prill të këtij viti dhe mesditën e së martës KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin e tij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.