La Liga/Turpërohet Barcelona, humbet nga Cadizi

Barcelona është mposhtur nga Cadizi me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga. Ekipi i Ronald Koeman nuk ka arritur të vazhdojë formën e mirë, pasi janë befasuar nga Cadizi, duke pësuar humbje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga Barcelona dhe raste më të shpeshta, por vetëm vendasit gjeten golin në minutën e tetë nga Alvaro Gimenez.
Në pjesën e dytë, Barcelona e rriti nivelin e lojës në kërkim të golit dhe rikthimit të rezultatit, por edhe pse e gjeti golin e barazimit, e pesuan edhe një gol më vonë, duke humbur ndeshjen.
Goli i Barcelonës erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Pedro Alcala që shënoi autogol për barazimin 1-1, ndërsa Alvaro Negredo (63’) vulosi fitoren e Cadizit 2-1.
Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e shtatë me 14 pikë duke krijuar një hendek edhe më të thellë me kreun e renditjes, që mbahet nga Atletico e Madridit me plot 12 pikë më shumë. ndërsa Cadizi renditet i pesti me 18 pikë
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Levanten, ndërsa Cadizi luan me Celta Vigo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.