Juventus: E mbajtëm fjalën, sollëm lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në Camp Nou

Juventusi nuk ka harruar ndeshjen e parë me Barcelonën në Torino, ndaj edhe i ka kthyer menjëherë përgjigje klubit katalunas.
Ishte Barcelona, që pas fitores në Torino, shkroi në Twitter: “Jemi të lumtur që mundët ta shihnit lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave në fushën tuaj”, duke patur parasysh Mesin.
“Bianconerët” menjëherë u përgjigjen, duke thënë se janë duke shikuar gabim. “Ju me siguri jeni duke shikuar gabim. Ne do ja u sjellim të duhurin në Camp Nou”
Menjëherë pas fitores së djeshme, ku portugezi Ronaldo realizoi dy gola, dhe Juventus fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 3-0, Juve prapë shkroi në Twitter.
‘E mbajtëm fjalën: E sollëm”.
Me fitoren e djeshme, Juventusi i dha fund rekordit të Barcelonën pa humbje në Ligën e Kampionëve, si dhe u kualifikua në raundin tjetër si lider i grupit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.