Frikë për Pelen, legjenda e futbollit shtrohet sërish në spital

Legjenda e futbollit botëror, Pele, u shtrua sërish në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje për kurimin e një tumori në zorrën e trashë, konfirmoi sot spitali i Sao Paulos, “Albert Einstein”.

Në deklaratën e spitalit thuhet gjithashtu se, Pele është në gjendje të qëndrueshme dhe me shumë gjasa do të dalë në ditët e ardhshme.

81-vjeçari, tri herë fitues i Kupës së Botës, iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në zorrën e trashë në shtator dhe qëndroi thuajse një muaj atje.

Në atë kohë, spitali deklaroi se Pele do të duhet t’i nënshtrohej kimioterapisë.

Pasi doli nga spitali muajin e kaluar Pele tha se ndihej çdo ditë gjithmonë e më mirë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.