Depistimi, 14% e nxënësve kanë me probleme me sytë 

14 % e nxënësve të depistuar deri tani nga Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, kanë rezultuar me probleme me sytë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor deri tani janë kontrolluar 63 mijë nxënës të ciklit fillor dhe 9-vjeçar dhe mbi 9 mijë janë referuar tek mjeku okulist.

Sipas mjekëve okulistë, shumica e fëmijëve të cilët janë paraqitur tek specialisti kanë qenë për herë të parë. Numrin e lartë të fëmijëve me probleme në shikim, okulistët e lidhin me abuzimin në përdorimin e teknologjisë.

Shenjat të cilat tregojnë se një fëmijë ka problem me shikimin është afrimi i tepërt përpara televizorit apo librit, si dhe mbyllja e syve për të fokusuar objektin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.