Bardhi: Berisha po nxit delegatët të kryejnë veprën e shpifjes

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një konferencë shtypi në orët e vona të mbremjes së sotme tha se në portale po qarkullojnë lajme për gjoja manipulime me listat e delegatëve që do të marrin pjesë në kuvendin e 18 dhjetorit.

“Jam në këtë komunikim të detyruar në këtë orë të vonë përshkak se prej më shumë se dy orësh, një tv privat, Syri TV, për llogari të interesit personal të doktor Berishës, ka nisur fushatë manipulimi të opinionit publik, duke shprehur nervozizëm për transparencën e plotë që PD ka bërë sot për procesin e 18 dhjetorit, duke bërë publik emër për emër 5295 anëtarëve të kuvendit që kanë konfirmuar pjesmarrjen.
Duke nxitur anëtarët e Kuvendit Kombëtar të kryejnë veprën penale të shpifjes. Po vijojnë të njëjtën strategji, t’i përdorin demokratët mish për top, pa i interesuar se po i nxisin të kryejnë vepër penale. Të vetmin lapsus e sqarova menjëherë. Vendosa në dispozicion të medias formularin e nënshkrua nga anëtari Xhuljano Guce. Ai e ka nënshkruar në një ambient me kamera. E mirëkuptoj Xhuljanon dhe ccdo anëtar tjetër që kanë qenë në presion, mund të jetë dhe në këtë moment për të thënë gënjeshtër publike. Formulari është këtu.
Të thuash gënjeshtër për dëmtimin e PD-së ke kryer vepër penale. Paska ndodhur operacion i madh falsifikimi thotë tv në fjalë. Nervozizmi nga kjo transparencë dhe nga fakti që sot u provua ku qëndron shumica e kryesisë, anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe shumica absolute e Kuvendit Kombëtar, për fat të keq Berisha vazhdon të përdorë demokratët për mish për top.”, tha ndër të tjera Bardhi.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.