FOTO/ Protestë në orën 18:00, ja masat e marra nga policia te Kryeministria

Ditën e sotme pritet që në orën 18:00 të protestohet sërish për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës, 25-vjeç.

Por në ndryshim nga dita e djeshme, ku policia nuk kishte marrë asnjë masë ose pak masa, duke sjellë edhe plagosjen e disa oficerëve të policisë, sot ka ndodhur e kundërta.

Mësohet se policia do të shtojë forcat policore në teren dhe do të jenë rreth 800 efektivë që do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës.

Po ashtu, edhe dera e Kryeministrisë është mbuluar me gardh metalik. Mbrëmjen e djeshme dera e këtij institucioni u mësy nga protestuesit dhe më pas u desh ndërhyrja e FNSH për qetësimin e situatës.

Edhe Kryeministria është pajisur lart me kamera shtesë që do të bëjë të mundur monitorimin e protestës, si dhe identifikimin e personave që do krijojnë tensione.

Ditën e djeshme qytetarët sulmuan dyert e dritaret e ministrisë së Brendshme fillimisht, për të vijuar me Kryeministrinë, e sheshin “Skënderbej”.

Pas ngjarjes mbetën të plagosën 16 policë, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë, pasi rrezikon të humbasë njërin sy.

Policia arrestoi tre persona dhe procedoo 7 të tjerë, mes tyre edhe reperin Arkimed Lusha, i njohur si “Stresi”.

Kujtojmë se në këtë orë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar në dalje për mediat, ku do të japë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.