“Vjosa Park Kombëtar”/ Slogani shpaloset në qendër të Milanos

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin “Duomo” në Milano, Itali.

Ideja është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa.

Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar.

Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla dhe Bapu Srlst.

Sjellim në vëmendje se prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Evropës.

Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Evropë.

Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Evropës së bashku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.