Rama: ‘Nona’, një festë dedikuar gjysheve

Në edicionin e tretë të festivalit “Nona” që u mbajt në Përmet, krahas koncertit me zërat më të njohur të muzikës shqiptare dhe sazeve të famshme të Përmetit, u organizua edhe një panair ku u ekspozuan punime artizanale dhe gatime tradicionale nga duart e gjysheve.

Kryeministri Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga festivali, ku qytetarë të shumtë kanë mbushur sheshin e qytetit.

“Festivali “Nona”, një festë dedikuar gjysheve shqiptare, ka mbyllur edicionin e 3-të tij duke sjellë kaq shumë energji për tre ditë në qytetin jugor.

Krahas koncertit me zërat më të njohur të muzikës shqiptare dhe sazet e famshme të Përmetit, u organizua edhe një panair ku u ekspozuan punime artizanale dhe gatime tradicionale nga duart e gjysheve”, shkruan Rama.

Ky është viti i tretë radhazi që organizohet kjo festë e veçantë, dedikuar gjysheve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.