“Në Sazan për fundjavë”/ Nuk ndalet fluksi i turistëve të huaj

Vlora do të presë turistë të huaj edhe në javën e parë të tetorit.

Mbi 500 vizitorë nga Polonia këtë fundjavë kanë zgjedhur të vizitojnë parkun detar të Sazanit dhe Karaburinit.

Miqtë polakë thonë se në Shqipëri gjen ata që kërkon çdo pushues: histori, bukuri natyrore dhe ushqim të mirë. Këto tri cilësi, sipas tyre, do t’u kthejnë pushuesit përsëri në Vlorë.

“Jam nga Polonia. Ky vend ka çdo gjë. Jam për herë të parë dhe më pëlqen”, thotë një turist.

Një tjetër shton: “Jam nga Gdanski. Është hera e parë. Është një vend shumë i bukur. Ushqimi është shumë i mirë. Ndoshta do të vij përsëri këtu”.

“Edhe unë jam nga Polonia dhe vij për herë të parë. Shqipëria është një vend magjik. Ka njerëz me buzëqeshje në fytyrë. Po më pëlqen dhe besoj do të vij përsëri”, thotë një i tretë.

Numri i turistëve nga vendet nordike që pushojnë në Vlorë, vitet e fundit është në rritje.

Këtë të diel, 4 anije me turistë të huaj u nisën nga Vlora për të zbuluar bukuritë detare të detit Jon.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.