Ironizon Rama: Jam katunar Surreli, nuk i ndjek eventet mondane

Kryeministri Rama e ka cilësuar veten si një “katunar Surreli” që nuk i ndjek eventet mondane, kur u pyet përse nuk ishte pjesë e premierës së “James Bond”.

“Unë s’jam elitë, unë jam katunar nga Surreli. Unë jam një katunar 198 centimetër. Nuk i ndjek këto evente mondane të këtij qyteti”, ironizoi ai.

Kujtojmë se premiera e filmit “James Bond” u mbajt në Tiranë, disa ditë më parë, nën kujdesin e bashkisë së kryeqytetit. Në të pranishëm ishin zyrtarë të lartë, politikanë dhe diplomatë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.