“Rijetësimi” i Piramidës, Veliaj: Përfundon në vitin 2023
Sot ka nisur puna tek Piramida për projektin e ri të “rijetëzimit” të saj që do e kthejë në qendrën dixhitale më të madhe në Ballkan, dhe jo vetëm, edhe argëtimi dhe mësimi.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa shoqëronte kryeministrin Edi Rama dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ka garantuar se plani përfundon në vitin 2023.
Ai tha se tek Piramida ka pasur një tentativë të dështuar për të ngritur Teatrin Kombëtar, madje skena ka mbetur, por Veliaj e krahason atë me një ‘Frankeshtajn’.
”1/3 me qira për biznese, për të fituar të ardhura për të financuar bursat. Kjo do jetë mënyra si ndahet. Mund të vizitojmë vetëm pjesën qendrore. Ka pasur një tentativë të dështuar për të bërë një Teatër Kombëtar.
Në pranverë punojmë vetëm për të çmontuar ‘Frankeshtajnin’ e gjetur këtu. Kur të çmontojmë këtë, nisim me investimet. Do riciklojmë gjithë materialin, pllakat do thërrmohen, riprodhohen si beton, do ketë shkallare, belvederë. Kjo është situata. Do kemi tre hapje, e penetrueshme ndërtesa nga të gjitha drejtimet.
Hapje me xham, horizontal, në bazë të motit ndërtesa mund të jetë e hapur, pjesërisht e hapur ose e mbyllur. Rrëshqitja që kemi pasur edhe unë si fëmijë, do jetë më e sigurit, me shkallë.
E mbarojmë në vitin 2023, ky është plani”, tha Veliaj.
Sorry, the comment form is closed at this time.