Kryebashkiaku Veliaj: Dita e Rinisë kërkon më shumë vepra, jo më shumë fjalime

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të fillojë Ditën Kombëtare të Rinisë, me një projekt për të zbukuruar parkun në Liqenin e Farkës. Duke mbjellë 10 peme në këtë zonë, Veliaj tha se vitin e ardhshëm këtu do të përfundojë një unazë, me një gjatësi prej 7 kilometrash, që do të shërbejë për ata që dua të ecin apo të vrapojnë në këtë park, të cilin Veliaj tha se do ta quajnë Kopshti i Rinisë

“E nisëm mbarë Ditën e Rinisë, duke mbjellë pemë në Liqenin e Farkës me të rinj të përgjegjshëm, që nuk rrinë duarkryq, por e duan qytetin dhe kontribuojnë për të.
Dita e Rinisë kërkon më shumë vepra, jo më shumë fjalime!”

Po ashtu, Veliaj në një postim ka theksuar se punimet vazhdojnë edhe në Parkun e Madh të Liqenit.

“E dini cila është pika më e re tërheqëse e Parkut të Madh të Liqenit?
Shumë shpejt do t’u kthejmë qytetarëve dhe vizitorëve të parkut rreth 3600 m² hapësirë për sport dhe çlodhje.
Dy fusha tenisi
Dy tavolina ping-pongu
Stola në formë shezlongu, me pamje nga liqeni Një mol (për t’u çlodhur pas ndeshjeve sportive apo shëtitjeve të gjata në park!)”, shprehet Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.