“Iku koha e zaptimit”, Veliaj inspekton punimet në dy fushat e tenisit te Liqeni
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet te dy fushat e tenisit në Parkun e Liqenit, një hapësirë e uzurpuar ndër vite, por që i rikthehen qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.
Veliaj tha se ka ikur koha e atyre që “tokën e xanun” e kishin filozofi politike, prandaj sot kjo hapësirë gjigante prej 3600 metrash i rikthehet qytetarëve.
“I zoti kishte zaptuar 36 metra, i kishte legalizuar dhe hipotekuar në kohën e atyre që ‘tokën e xanun’ e kishin filozofi politike. Mandej, nga 36 metra kishte marrë 3600 metra. Shumë qytetarë as nuk e kanë idenë se pas këtyre kangjellave është një hapësirë gjigante, që i është kthyer komunitetit. Por, përpara se të ngrejmë ‘qepenat’, po kryejmë një nga punimet më të mira që janë bërë në Parkun e Liqenit”, tha ai.
Sorry, the comment form is closed at this time.