“Tesla” bllokon prodhimin e makinave elektrike në Gjermani

“Tesla” ka bllokuar procesin e gjatë të miratimit për fabrikën që prodhuesi i makinave elektrike amerikane po ndërton jashtë kryeqytetit gjerman, Berlin.

Në një njoftim të lëshuar dje “Tesla” tha se, ”fabrika do të ndihmonte në luftimin e ngrohjes globale duke përhapur lëvizshmërinë elektrike”.

“Por, korniza e gjatë e miratimit gjerman ishte në kontrast të drejtpërdrejtë me urgjencën për të planifikuar dhe zbatuar projekte të tilla që janë të nevojshme për të luftuar ndryshimin e klimës”, tha prodhuesi.

Ishte “veçanërisht irrituese” për ”Tesla”-n që 16 muaj pas dorëzimit të aplikimit, ende nuk kishte ndonjë datë për lëshimin e miratimit përfundimtar.

Tesla po ndërton një gigafabrikë në Gruenheide, në periferi të Berlinit.

Ndërtimi deri më tani ka vazhduar falë lejeve të përkohshme, pasi një vendim përfundimtar nga landi i Brandenburgut është ende në pritje për shkak të ankesave nga grupet mjedisore dhe banorët lokalë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.