Pandemia nuk frenon shitjet Hi-tech, ja sa u rritën dërgesat në gjithë botën
Pandemia solli efektin e kundërt në tregun e pajisjeve teknologjike, duke mos i ndalur shitjet por duke e ushqyer atë.
Dërgesat e orëve inteligjente (smart), ato të fitnesit dhe kufjeve pa tel u rritën me 35.1 për qind.
Një alokim i ndryshëm i burimeve ekonomike të njerëzve ndodh për shak të disponueshmërisë së produkteve të reja nga njëra anë dhe urgjencës së së krijur nga koronavirusi nga ana tjetër.
“Shpenzimet e konsumatorit për produktet e teknologjisë janë rritur muajt e fundit pasi shpenzimet për udhëtime, ngrënie jashtë dhe aktivitete të tjera të kohës së lirë janë ulur”, vërejnë studiuesit.
Ata shtojnë se ”rritja dyshifrore nuk tregon vetëm kërkesë të fortë, por sugjeron që shumë njerëz kanë blerë një pajisje për herë të parë, si në tregjet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara”.
Sorry, the comment form is closed at this time.