Pandemia COVID-19 e ka një fitues… Zbulojeni!

Ishte mëngjesi i një të hëne në mes të marsit. Shkollat në Kaliforni sapo ishin mbyllur dhe zhvendosur online ku bënte pjesë dhe vajza e Eric Yuan. Atë mëngjes ajo i kërkoi babait të saj ta ndihmonte që të hynte në platformën Zoom.

“Ajo kurrë më parë nuk më kishte bërë pyetje në lidhje me Zoom!” tha Juan. As ai nuk e kishte pritur ndonjëherë që ajo ta pyeste, edhe pse ai ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë.

“Kur krijuam Zoom, qëllimi ynë ishte që t’u shërbejmë ndërmarrjeve dhe bizneseve. Unë kurrë nuk do ta kisha menduar që fëmijës tim do t’i duhej të përdorte Zoom “.

Ky ishte momenti kur Yuan e kuptoi se bota ishte gati të ndryshonte. Ky mjet që ai ndërtoi, i cili dikur përdorej vetëm nga korporatat, po bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme. Kompania e tij kapi majat e suksesit në një moment shumë të pazakontë për njerëzimin por përcaktues për të ardhmen e kompanisë.

Pak mund ta kishin parashikuar kthimin e Zoom në një yll të rëndësishëm të teknologjisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.