Këto modele smartfonësh do të mbeten pa WhatsApp në vitin 2021
WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa smartfonë Android dhe iPhone, për shkak të përditësimeve.
Për këtë arsye disa telefonë do të mbeten pa versionet e fundit të aplikacionit, duke filluar nga viti 2021.
Të gjithë aparatët iPhone që nuk kanë të paktën iOS 9 do të mbeten pa të. Bëhet fjalë për modelet iPhone 4 dhe më të vjetër.
Modelet 4S, 5, 5S, 5C, 6 dhe 6S duhet të kalojnë në iOS 9 që të përdorin versionet e fundit të WhatsApp.
Në rastin e 6S, 6S Plus dhe gjenerata e parë e iPhone SE janë telefonët e fundit që kanë mbështetje për iOS 14.
Në Android, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në modelet e telefonëve që kanë një version Android më të vjetër sesa Android 4.0.3.
Për të parë çfarë versioni keni të instaluar në Android duhet të shkoni në Settings, më pas About System ose About Device prej ku edhe do të shihni informacionin.
Në iPhone duhet të shkoni në General, më pas Information dhe këtu mund të shihni detajet e sistemit operativ të instaluar në telefon.
Sorry, the comment form is closed at this time.