Hyjnë në fuqi ndryshimet për përdoruesit e Gmail, Photos dhe Drive

Përdoruesit e Gmail, Photos dhe Drive prej muajsh janë paralajmëruar për ndryshimet drastike të përmbajtjeve të tyre, por rregullat e reja përfundimisht kanë hyrë në fuqi nga 1 qershori.

Në një mesazh që u është dërguar përdoruesve, Google ka njoftuar: “Po ju shkruajmë për t’ju bërë të ditur së kohëve të fundit kemi paralajmëruar udhëzime të reja për ruajtjen e të dhënave të Gmail. Google disc (përfshirë dokumente, tabela, prezantime, skica etj) apo Google Photos. E tërë përmbajtja e juaj mund të fshihet”.

Por nuk ka hapësirë për panik, pasi nëse rregullisht i përdorni llogaritë tuaja, këto ndryshime të reja nuk do të ndikojnë tek ju.

Google po i aplikon këto ndryshme në përpjekje për të liruar serverat dhe llogaritë që nuk përdoren prej vitesh.

“Nëse nuk jeni aktiv prej dy vitesh (24 muaj) në Gmail, Disc apo Photos, mund të fshijmë përmbajtjen tuaj. E nëse tejkaloni kapacitetet e hapësirë për dy vite, ndoshta do t’ju fshijmë përmbajtjet nga Gmail, Disc dhe Photos”, thuhet ndër tjera në kumtesën e kompanisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.