17 vite që nga themelimi i “Facebook”

Tashmë numëron me miliona përdorues dhe cilësohet një nga rrjetet sociale më të famshme, por “Facebook” nuk ka më shumë se 17 vite që nga krijimi.

Ky rrjet social u krijua më 4 shkurt të vitit 2004, nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.

Në fillim, “Facebook” u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat e moshës 13-vjeç e sipër kudo në botë.

Që nga krijimi i tij e deri tani “Facebook” ka arritur suksese të mëdha, duke u bërë një pjesë e rëndësishme për shumë njerëz.

Në vitin 2012, ky rrjet u vlerësua si një kompani me vlerë prej 104 miliardë dollarësh.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.