A ja vlen të investohet për biznesin në rrjetet sociale? Hidhini një sy statistikave
Mediat sociale kanë ndryshuar mënyrën se si ne jetojmë jetën tonë. Nga mënyra se si ne informohemi deri në mënyrën se si ne bashkëveprojmë me të afërmit tanë. Që nga viti 2004, mediat sociale janë rritur në mënyrë eksponenciale dhe vazhdojnë të rriten akoma më shumë.
Le të hedhim një vështrim në statistikat më të rëndësishme rreth rrjeteve sociale për vitin 2020 dhe të mësojmë se si ato mund të ndihmojnë në marketingun e brandit tuaj.
1.Sa njerëz përdorin mediat sociale?
Statistikat e mediave sociale nga viti 2019 tregojnë se ka 3.5 miliardë përdorues të mediave sociale në të gjithë botën dhe ky numër vazhdon të rritet. Kjo barazohet me rreth 45% të popullsisë aktuale (Emarsys, 2019).
2.Facebook është drejtuesi i tregut
Me mbi 2.32 miliardë përdorues aktivë mujorë, Facebook mbetet platforma më e përdorur gjerësisht në median sociale. Përdoruesit aktivë janë ata që kanë hyrë në Facebook gjatë 30 ditëve të fundit. Afërsisht dy të tretat e të rriturve amerikanë (68%) tani raportojnë se janë përdorues të Facebook (Peëinternet, 2018).
3.Përdorimi ditor nga gjenerata të ndryshme
Përdorimi i rrjeteve sociale është zbërthyer nga E-marketer dhe rezultatet sipas brezave janë tepër interesante. Për ta zbërthyer atë, 90.4% e Millennials, 77.5% e Generation X dhe 48.2% e Baby Boomers janë përdorues aktivë të mediave sociale (Emarketer, 2019).
4.Sa kohë kalojnë njerëzit në rrjetet sociale?
Kjo statistikë rreth rrjeteve sociale zbulon se mesatarisht 3 orë shpenzohen mesatarisht në ditë për person në rrjete sociale. (Globalëebindex, 2019).Ndërsa mediat sociale po bëhen gjithnjë e më intriguese në jetën tonë të përditshme, ato zbulojnë mundësi të panumërta për bizneset që po kërkojnë të arrijnë audiencën e tyre përmes marketingut në rrjetet sociale.
5.Përdoruesit e rrjeteve sociale përmes celularit
Kërkesa për përshtatje të platformave të ndryshme në format mobile po rritet me shpejtësi. 91% e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale i aksesojnë ato përmes pajisjeve mobile. Po kështu, pothuajse 80% e kohës totale të shpenzuar në faqet e rrjeteve sociale ndodh në platformat mobile (Lyfemarketing, 2018). Smartphonët dhe rrjetet sociale po evoluojnë krah për krah, dhe brandi juaj duhet të sigurohet që të përshtatet sa më shpejt.
Siç mund ta shihni nga këto statistika të marketingut në rrjetet sociale, platforma të ndryshme mund të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Ju do të duhet të jeni gjykatësi i sëcilës platformë për të gjetur më të përshtatshmen për audiencen tuaj të synuar. Përdorni këto statistika të mediave sociale për të marrë njohuri më të mira në botën e rrjeteve sociale dhe kuptoni se si mund të maksimizoni rezultatet tuaja duke përdorur këto mjete.
Sorry, the comment form is closed at this time.