Von der Leyen pranon të metat në prokurimin e vaksinës anti-Covid
Për herë të parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pranoi të metat në nivelin evropian në prokurimin e vaksinës kundër koronavirusit.
“Ne duhet t’u kishim shpjeguar njerëzve se gjithçka po përparon, por ngadalë, dhe se mund të ketë probleme dhe vonesa në këtë procedurë krejtësisht të re. Sidoqoftë, ne nënvlerësuam se çfarë ndërlikimesh mund të ndodhnin. BE ka nënvlerësuar ndërlikimet që mund të ndodhnin gjatë prodhimit të vaksinës”, tha ajo në një intervistë për “Süddeutsche Zeitung”.
Duke iu përgjigjur kritikave në rritje se, BE ishte shumë e pavendosur në prokurimin e vaksinave, Von der Leyen tha se “një vend mund të jetë një skaf i shpejtë dhe BE është më shumë një anije me ngarkesë. Ne u përqendruam shumë në pyetjen nëse do të ketë vaksina, domethënë në zhvillimin e saj”, vuri në dukje ajo.
Nga perspektiva e sotme, sipas von der Leyen, ishte e nevojshme të mendohej paralelisht për sfidat e prodhimit masiv. Ajo kujtoi se Komisioni Evropian porositi deri në 2.3 miliardë doza vaksinash për 27 nga anëtarët e tij, nga gjithsej gjashtë prodhues.
Aktualisht, kompanitë po japin më pak nga sa pritej ose premtohej .
Sorry, the comment form is closed at this time.