OBSH, apel Evropës: Të përfitojë dhe Ballkani vaksinën anti-Covid

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje Evropës dhe kompanive farmaceutike për të përshpejtuar vaksinimin kundër virusit e t’i ndajnë dozat me Ballkanin para kufirit 70% të vaksinimit në popullsinë e tyre.

Përmes drejtorit të këtij institucioni për kontinentin e vjetër, Hans Kluge, organizata kërkoi edhe një herë që vendet e pasura të ndajnë me ato më të varfra e varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë imunizuar një pjesë të popullsisë së tyre.

“Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë.

Jam i mendimit që nuk duhet pritur, derisa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge, në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP.

Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta.

OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Evropës dhe koncerneve farmaceutike.

“Ne duhet të bashkohemi”, tha drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans tha Kluge për AFP. Nëse nuk bëhet ndryshe, duhet që “prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan AFP.

Për të siguruar një shpërndarje të drejtë të vaksinës, OBSH së bashku me mbështetjen e aleancës Gavi, ka krijuar programin Covax. Ky program ka vënë si synim që deri në fund të vitit të vendosë në dispozicion vaksinat në mënyrë të mjaftueshme, për të vaksinuar 20% të popullsisë së vendeve që marrin pjesë në këtë iniciativë.

Financimi për 92 vendet më të varfra të botës është siguruar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.