Zyrtarizim me video si Superman, Buffon rikthehet pas 20 vitesh te Parma

Gianluigi Buffon rikthehet te Parma pas 20 vitesh dhe kjo është zyrtare. Klubi emilian, që do garojë në Serie B sezonin e ardhshëm, ka dalë me komunikatë.

“Ai është rikthyer aty ku i takon, ai është rikthyer në shtëpi. Rikthehet Superman”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Parma, që zyrtarizon portierin më një video të veçantë.

Buffon ishte larguar te Juventusi në vitin 2001, pasi kishte luajtur për 6 vite me Parmën. Gjatë këtyre 20 viteve ai është aktivizuar edhe një sezon te PSG në Francë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.