Zyrtare/ Real Madrid prezanton fanellën e re për sezonin 2021-2022

Real Madridi e ka shpalosur edhe zyrtarisht fanellën e re për sezonin 2021-2022, e cila njihet si fanella e parë me të cilin skuadra i zhvillon ndeshjet si vendase.

Përveç ngjyrës së bardhë mbizotëruese, natyrisht, fanella përmban edhe tone të portokallta dhe të kaltra.

Po ashtu, në fanellë rikthehen tri vijat ikonë të Adidas-it në krahë, që mungonin në fanellën e sezonit të kaluar.

Me fanellën e re kanë pozuar yjet si Karim Benzema, Eden Hazard dhe Marcelo.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.