ZYRTARE/ Merkato në Zvicër dhe Itali, Dinamo siguron 3 talentet e huaja

Dinamo ka zyrtarizuar tre futbollistë.

Bëhet fjalë për tre elementë të huaj, si Bernardo Makovic, Daniele Grieco dhe Anis Mrsic.

I pari, sikurse njofton klubi 18 herë kampion i vendit, luan si sulmues i dytë dhe është një lojtar premtues për të ardhmen. Makovic, 19 vjeç, së fundmi ishte pjesë e ASD Fabrizio Miçoli Academy në Itali.

Grieco te Dinamo është marrë në huazim nga Chievo Verona. Mbrojtësi 20-vjeçar thuhet se është aktivizuar në disa akademi të njohura, si ajo Cesena dhe Chievo Verona. Së fundmi ishte pjesë e FC Boca në Gjibraltar.

Mrsic luan në repartin e avancuar. 18-vjeçari zvicerian ka qenë pjesë e SC YF Juventus Youth në Zyrih, ndërsa më herët është aktivizuar në Akademinë e Grasshopper dhe me kombëtaret e moshave të Zvicrës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.