Zidane tek PSG? Marseja i “prish” punë

Zinedine Zidane mund të bëhet trajneri i PSG-së nëse Pochettino përfundon në Manchester.

Tekniku francez është joshur nga ideja për të trajnuar skuadrën parisiene pasi Deschamps nuk jep garanci për tërheqje nga kombëtarja e Francës pas Katar 2022.

El Khalaifi dhe Leonardo tashmë kanë kontaktuar me ish-trajnerin e Real Madridit për të udhëhequr një projekt të madh me shumë yje në skuadër.

Sidoqoftë, lidhja e fortë midis Zidane dhe Marsejës mund të sjellë mos kryerjen e operacionit. 

Zizou ka lindur në lagjen Castellane të Marsejës, ai është një idhull në qytet pa luajtur për OM dhe e ka përsëritur vazhdimisht se është tifoz i skuadrës së Marsejës.

Siç raportoi të hënën Le Parisien, Zidan ka frikë të nënshkruajë për PSG nëse mund të ketë pasoja familjare, pasi një pjesë e familjes së tij ende jeton në Marsejë dhe ndikimi i zgjehejs së tij në stolin e armikut të parë të OM mund të jetë “gjigante”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.