Zidane: Nuk kam menduar për dorëheqje, ekipi në mbrojtje të tij
Zinedine Zidane ka insistuar se ai nuk do të largohet nga Real Madridi, edhe pse pësoi humbje 2-0 në takimin e dytë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk do të jap dorëheqje. Ne ishim shumë më të mirë në pjesën e parë, por na munguan golat”, ka theksuar ai
“Kemi bërë presion të mirë, kemi luajtur mirë. Topi nuk hynte brenda në portë. Kishim shanse dhe kemi goditur shtylla, mirëpo gjërat më pas u komplikua.Jam i fortë dhe do jap gjithçka nga vetja. Mendoj se e kemi merituar të fitojmë. Kishim shanse. Nuk duhet t’i ulim kokat”, ka shtuar më tej Zidane.
Real Madridit tani i duhet të mposhtë Borussia Monchegaldbachun, në mënyrë që të ketë mundësi që të kalojë fazën e grupeve.
Por, sipas mediave spanjolle, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është duke parë mundësinë e shkarkimit të Zidane nga drejtimi i ekipit. Por, nga ana tjetër, janë lojtarët e ekipit që mendojnë ndryshe. Sipas tyre kjo është një periudhë kalimtare.
Sorry, the comment form is closed at this time.