Zidane kërkon afrimin te Reali të talentit hungarez

Te Reali i Madridit parashikohet një revolucion i vërtetë në merkato verën e ardhshme. Los Blancos do të tentojnë të afrojnë disa nga talentet më të mira të afirmuar në Europë. Në radarët e Realit tani ka përfunduar edhe ylli i kombëtares hungareze i cili luan për Salzburg, Dominik Szoboszlai.

20-vjeçari ndiqet me vëmendje edhe nga klube të tjera të mëdha si Liverpooli, Arsenali e Milani por që ai të zgjedhë Realin që në merkaton e janarit ka menduar trajneri Zinedine Zidane, i cili i ka thënë Szoboszlai të transferohet menjëherë te Reali.

Mbetet për t’u parë, se cila do të jetë përgjigjia e talentit hungarez, pasi duhet patur parasysh që Salzburg është në bisedime të avancuara me Leipzig, për ta transferuar në Bundesliga 20-vjeçarin, duke patur parasysh që klubi austriak dhe ai gjerman kanë të njëjtin pronar.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.