Xhudisti kosovar Akil Gjakova, kampion i ri i Evropës

Akil Gjakova është kampion i ri i Evropës në xhudo, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë.

Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Ai realizoi hedhje të bukur në kohën shtesë për të fituar të artën evropiane në kategorinë deri 73 kg. Për Akilin është suksesi më i madh në karrierën e tij deri më tani.

Për Kosovën medalja e tretë në Evropianin e këtij viti, pasi Distria Krasniqi mori një të artë dhe Nora Gjakova një të bronztë.

Akil Gjakova ishte përballur me izraelitin Tohar Butbul më 11 maj të vitit 2019 në Grand Slamin e Bakus, ku kishte humbur.

Në këtë Kampionat Evropian, Butbul ishte favoriti i parë, ndërsa Gjakova i dyti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.