Xhaferri është tepër i lumtur: Kjo është Vllaznia e mrekullive

Pas ndeshjes, sponsori kryesor i Vllaznisë, Alban Xhaferi u shpreh mjaft i lumtur, duke e quajtur skuadrën e tij si “Vllaznia e mrekullive”.

“Kjo është Vllaznia e mrekullive. Brenda një viti ne arritëm këtu. Para një viti luftonim me Besëlidhjen për me arrit në Superiore, por pas një viti fitojmë Kupën. Është Vllaznia e mrekullive në të gjitha aspektet, me lojë dhe nivel. Nuk ka më mirë, faleminderit zotit për çfarë kemi arrit.

Vllaznia është një emër i madh dhe gjithmonë do të luftojnë që të ecin drejt nivele më të larta, por do të luftojmë të ecim dhe në Kupat e Evropës.

Ua dedikoj këtë fitore tifozëve, sepse kanë qenë shtysë e madhe dhe shpresojmë që të kthehen në stadium dhe ia dedikoj të gjithëve që besuan tek ne dhe na mbështetën.

Sot po festojmë, nesër na pret një punë e madhe.

Trajneri Brdariç është i konfirmuar thjesht janë disa procedura. Nesër do të fillojë puna në të gjitha aspektet”, tha Xhaferri.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.