ZYRTARE/ West Bromwich ka gjetur zëvendësuesin e Bilic, ja kush do të jetë trajneri i ri

Pavarësisht barazimit me Manchester City-n (1-1), drejtuesit e West Bromwich Albion mbrëmjen e së martës vendosën të shkarkonin trajnerin kroat, Slaven Bilic.

Nuk ka vonuar shumë edhe klubi anglez e ka gjetur zëvendësuesin e Bilic. Drejtimin e skuadrës së West Bromwich e ka marrë trajneri me shumë provojë, Sam Allardyce. 66 vjeçari ka firmosur një kontratë 18 mujore me Albion. Përvoja e fundit e Allardyce ishte te Everton kur ai mori drejtimin e ekipit në sezonin 2017-18 duke udhëhequr Toffees në vendin e tetë. Skuadra e fundit që ka patur nën drejtim Allardyce ka qenë Everton.

West Bromwich aktualisht është i parafundit në renditje me 7 pikë të fituara në 13 ndeshje. Kështu, Sam Allardyce do ketë detyrën e vështirë për ta nxjerrë ekipin ka zone e kuqe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.