Vllaznia fundos Partizanin në “Air Albania”, tifozët në stadium

Një nga ndeshjet më të bukura dhe emocionuese në historinë e Kategorisë Superiore u luajt në “Air Albania” ku Partizani dhe Vllaznia diskutonin titullin dhe fitues doli ekipi shkodran me rezutlatin minimal 1-0. Një ndeshje drithëruese me plot raste por që në fund 3 pikët i merr Vllaznia por në krye del Teuta.

Këta të fundit barazuan pa gola në duelin ndaj Laçit në shtëpinë e tyre dhe marrin kryesimin me pike të barabarta me Vllazninë.

Kujtojmë që ndeshjet për titull nisën 18 minuta me vonesë pasi mungonte ambulance në “Air Albania”, teksa ishte Partizani që krijoi fillimisht dhe rasti i parë i pastër në minutën e 6 me Cardozo që gjuan me të majtën në zonë, largon portiere Zogoviç.

Përgjigjet Vllaznia në minutën e 20’ me një goditje me kokë nga Kruja teksa Hoxha pret në dy kohë. Në minutën e ka vend për diskutime pas te Vllaznia pretendojnë për një penallti ku Avdijaj rrëzohet në zonë, Enea Jorxhi vazhdon lojën.

Edhe në minutën e 30’ te Partizani kërkojnë një penallti për rrëzimin e çinarit në zonë por për Jorgjin ishte gjithçka e rregullt.

Në minutën e 40 ishte Fjoard Jonuzi që krijoi rastin më flagrant të ndeshjes me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zone por Alban Hoxha shpëton Partizanin nga goli.

Pjesa e dytë nis sërish me shumë vrull nga të dyja ekipet por të kuqtë dominojnë me lojë deri në rastin që vendos ndeshjen, në 72’ pas një aksioni të Vllaznisë, Belica prek me dorë topin dhe Enea Jorgji akordin penalltinë pas konsultimeve me anësorin dhe arbitrin pas porte. Herald Marku nuk gabon dhe shënon në 74’.

Sfida me shumë emocione mbyllet 1-0 për Vllazninë, që në fakt bën Teutën favorite për titull. Në Laç, dueli ishte shumë i fortë, por skuadrat ndanë pikët dhe sigurisht Teuta është fituesja e madhe e kësaj jave.

Me këto rezultate, titulli mbetet ende shumë i hapur. Teuta renditet e para, me pikë të barabarta me Vllazninë (63). I vetmi avantazh i Teutës është 1 gol më shumë në diferencën e rrjetave të shënuara dhe të pësuara. Pas tyre vjen Partizani me 62 pikë dhe Laçi 61 pikë.

Teuta luan me Apoloninë në ndeshjen e fundit, Partizani sfidon Bylisin, ndërsa Laçi e Vllaznia ndeshen së bashku. Në letër Teuta është skuadra më e avantazhuar, pasi ka kundërshtar të lehtë në letër, ndryshe nga Vllaznia. Gjithsesi, gjithçka do jetë e hapur.

E veçanta e kësaj jave ishte edhe pjesëmarrja e tifozëve në tribunën e “Air Albania”, ku u zhvillua ndeshja Partizani Vllaznia, pavarësisht se ende nuk është marrë vendim për lejimin e tifozeve nëpër stadiume.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.