VIDEO/ Vidal i tërheq veshët përgjegjësit të zëvendësimeve
Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së Inter me Spezian në Seria A, e cila u mbyll me shifrat 2-0 në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’. Megjithatë përtej ndeshjes dhe rezultatit më shumë vëmendje nga ky takim ka tërhequr një episod ku është përfshirë Arturo Vidal.
Ai ishte gati të futej në ndeshje në momentin kur personi përgjegjës i zëvendësimeve po shfaqte se kush dilte nga fusha e lojës dhe lojtari i Inter e ka kapur nga veshët dhe ia ka tërhequr.
Vidal njihet për skena të tilla në fushën e lojës dhe gjithmonë tërheq vëmendje, qoftë në rezultate apo në veprimet që bën.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 1, 2021
Sorry, the comment form is closed at this time.