Video/ UEFA shpall golin më të bukur të “Euro 2020”

UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur golin më të bukur në “Euro 2020” dhe me 800 mijë vota e fitoi ai i Patrick Schick.

Schick ishte një nga lojtarët që ka shkëlqyer në këtë kompeticion me Republikën Çeke, ekip që arriti deri në 1/8 e fazës finale të kampionatit evropian dhe kjo edhe për meritën e padiskutueshme të sulmuesit që luan në kampionatin gjerman.

Sulmuesi çek realizoi kundër Skocisë në ndeshjen e parë në grupe mes këtyre skuadrave. Schick tentoi me një gjuajtjeje të kalibruar nga 50 metra, duke parë edhe daljen e portierit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.