VIDEO/ Tifozët në stadium pas 513 ditësh, kaos dhe përplasje në Kolumbi

Përplasjet mes tifozëve janë diçka normale në futbollin e Amerikës Latine. Në Kolumbi u rikthyen tifozët në stadium pas plot 513 ditëve, teksa në fund të ndeshjes Santa Fe-Atletico Nacional shpërtheu dhuna e madhe.

Përballja përfundoi me rezultatin 0-1 për ekipin mik, që mori tre pikët pas golit të realizuar në pjesën e dytë. Në momentin që arbitri vërshëlleu përfundimin e takimit, fusha u pushtua nga tifozët.

Përplasja nuk mungoi, ndërsa raportohet nga mediet lokale se një tifoz është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.