(Video) Talenti mbetet talent, Ronaldinho shkëlqen në “El Classico”

Ronaldinho ishte protagonisti i madh i “El Clasico-s” së Legjendave që u zhvillua në Izrael në praninë e 25.000 tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Me disa kilogramë më tepër, braziliani nuk e kishte humbur magjinë e dikurshme, kur vallëzonte me topin në fushat e blerta.

41-vjeçari nuk e kishte humbur as buzëqeshjen sa herë bënte ndonjë nga magjitë e tij, siç ishte rasti kur u përpoq të befasonte me një goditje nga larg, thuajse nga mesi i fushës, por topi përfundoi shumë pak larg kuadratit të Real Madridit. Një spektakël i vërtetë, i pamundur për futbollistët aktivë. Ai madje kishte kohë për të “tribluar” edhe një reporter në pushimin për të pirë ujë, pak para se të kthehej në fushë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltis (1-0).

Ronaldinho duket i rilindur pas disa peripecive që kaloi në vitin 2020 kur u arrestua së bashku me vëllain e tij në Paraguaji për pasaporta false dhe kur në atë vit, ndërroi jetë nëna e tij për shkak të COVID-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.