Video/ Spektakël nga Rey Manaj, shënon tre herë me Barcelonën

Rey Manaj është shqiptari i parë në histori, që shënon për ekipin e parë të Barcelonës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është pjesë e katalanasve në fazën përgatitore dhe sot u aktivizua në pjesën e dytë në një miqësore ndaj Tarragonas.

Ylli i Shqipërisë e tregoi veten që në zbritjen e parë në fushë dhe mundi të shënojë një gol shumë të bukur nga një pozicion i vështirë në minutën e ’60, duke kaluar Barcelonën për herë të parë në avantazh.

Më pas, 24-vjeçari realizoi dhe dy herë të tjera (një gol me penallti), duke vulosur fitoren 4-0 të katalanasve.

Por më tepër se rezultati, për Manajn e rëndësishme është që vuri firmën me golat e tij në ekipin e parë të Barcelonës, aty ku shpreson të gjejë vend sa më shpejt, për të luajtur në krah të Messit dhe yjeve të tjerë.

Një gol me shumë vlera për sulmuesin nga Lushnja, që me shumë mundësi ka krijuar përshtypje te Koeman, por edhe të klubet që kërkojnë ta blejnë këtë verë ish-sulmuesin e Interit. Manaj shënoi 14 gola me Barcelona B sezonin e shkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.