(Video) Nuk presin mbarimin e ndeshjes, tifozët masin forcat në fushën e blertë

Tifozët e skuadrës franceze, Lens kanë pushtuar fushën pasi kanë kërkuar t’i qërojnë hesapet apo të masin forcat me rivalët e Lille gjatë ndeshjes së Ligue 1.

Lens dhe Lille luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.

Pjesa e parë e një takimi shumë të ndezur ka përfunduar pa gola (0-0).

Megjithatë, pas përfundimit të pjesës së parë ishin tifozët që kanë vjedhur vëmendjen.

Tifozët vendas të Lens kanë pushtuar fushën duke dashur të konfrontohen me rivalët e Lille.

U desh vetëm intervenimi i policisë dhe sigurimit të ndeshjes për të qetësuar situatën dhe për të mos lënë ndonjë eksalim të mundshëm.

Ndeshja rifilloi vetëm pas qetësimit të situatës dhe u mor vendim që në rast ripërsëritje, ndeshje të anulohet.

Skenat që krijuara në stadiumin Stade Bollaert-Delelis po cilësohen si të çmendura dhe kanë pushtuar rrjetet sociale.

Tifozët e skuadrës franceze, Lens kanë pushtuar fushën pasi kanë kërkuar t’i qërojnë hesapet apo të masin forcat me rivalët e Lille gjatë ndeshjes së Ligue 1.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.