VIDEO/ Nuk do u besoni syve, në Portugali realizohet autogoli më absurd

Autogolat kanë gjithmonë nuanca tragjike në ekzekutimet e tyre, por një prej tyre në Portugali është tragjikomedi.

Në ndeshjen e ligës së tretë mes Vilaverdense dhe Vianense ka ndodhur një episod shumë komik, që ka marrë dhenë në rrjetet sociale. Në minutat shtesë të pjesës së dytë Vianense kishte një mundësi të artë shënimi, teksa sulmuesi mik lëshoi një parabolë të bukur, që kaloi portierin, por fatkeqësisht u përplas në traversë.

Pas përplasjes topi u ngrit pak sipër portës dhe u ul pa shumë forcë. Në atë moment një nga mbrojtësit e Vilaverdense provoi ta nxirrte jashtë, por tragjikisht e futi në portën e tij, kur nuk kishte asnjë kundërshtar afër për t’i bërë presion.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.