Video/ Messi i rikthehet në stërvitje me PSG

Lionel Messi është rikthyer të stërvitet me skuadrën e PSG, pas rikuperimit të Copvi-19.

Një lajm pozitiv kjo për skuadrën e Mauricio Pochettino, teksa shikon që ylli i skuadrës iu është bashkuar pjesës tjetër të grupit të lojtarëve në stërvitje e ditës së djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar PSG nëpërmjet një postimi në Twitter, ku tregohet “Pleshti” duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, teksa kanë shkruar “Ai  u kthye”.

PSG do të përballet me Reims më 23 janar dhe Lionel Messi do të jetë i gatshëm për teknikun  e parisienëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.