(Video) Mblidhen legjendat e Marseille, nuk mungonte ish-kapiteni Cana

Mbrëmjen e djeshme u luajt miqësorja midis legjendave të Marseille dhe ekipit të UNICEF ku u mbyll me rezultatin 7-4.

Midis legjendave si Didier Drogba, Ravanelli, Robert Pires, Desailly , Djibril Cisse, Nasri etj, u vu re dhe prezenca e ish-kapitenit së Shqipërisë, Lorik Cana.

Rikujtojmë se Lorik Cana ka luajtur për ekipin francez gjatë viteve 2005-2009, ku madje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Cana ka qënë një nga lojtarët më të mirë të Marseille në atë kohë, ku ka zhvilluar 122 ndeshje dhe ka shënuar 6 herë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.