VIDEO/ Figura e Maradonës skalitet në bronz me përmasat identike

Diego Maradona u nda nga jeta në nëntorin e vitit të kaluar për shkak të një arresti kardiak në moshën 60-vjeçare. Vdekja e tij ishte lajm botëror, aq sa mediat harruan edhe Covid-19 dhe përcollën lajmin e ndarjes së tij nga jeta.

Nderimet pas vdekjes së tij ishin të shumta, teksa Napoli i vuri emrin e tij stadiumit. Ndërkohë së fundmi është ndërtuar një skulpturë e tij, me përmasat identike të legjendës së futbollit botëror.

Skulptori Domenico Sepe është personi, që ka punuar për të ndërtuar skulpturën e Diegos, e cila prej bronzi të derdhur. Skulptura do të prezantohet përmes një ekspozite, ku hyrja do të jetë falas dhe e arritshme nga të gjithë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.