(Video) Bomberi i Bayern Munich, Robert Lewandowski fiton ‘Këpucën e Artë’

Lewandowski arriti të fitojë “Këpucën e Artë” falë 41 golave të shënuar të edicionin 2020/21 në Bundesliga.

Futbollisti ishte fantastik pasi arriti të shënojë këto gola në vetëm 29 ndeshje të luajtura, dhe poashtu kishte 7 asistime.

Edicionin e kaluar Lewa kishte një mesatare prej 1.65 gola/asistime për ndeshje, një shifër shumë e lartë kjo duke lënë prapa yjet e tjetër të futbollit evropian.

Ai sot pranoi “Këpucën e Artë” në një ceremoni si golashënuesi më i mire i sezonit që lamë pas.

Polaku është duke shkëlqyer edhe në këtë sezon, aktualisht ka shtatë gola të shënuar pas pesë javëve të para në Bundesligë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.