Veliaj, takim me Komitetin Olimpik të Kosovës. Çfarë diskutuan

Shqipëria dhe Kosova do të bashkojnë forcat në disiplina të ndryshime sportive për të arritur rezultate të larta. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se shumë shpejt do të ketë një kalendar të përbashkët trajnimesh e ndihme reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë.

“Shumë kënaqësi takimi me kolegët e Komitetit Olimpik të Kosovës në Olympics . Së shpejti një kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke – në xhudo dhe në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se Kosova arriti që të sigurojë dy medalje të arta në xhudo, ndërkohë që Shqipëria ka arritur rezultate të larta përmes sportistëve të saj në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë duke u renditur tek 10 më të mirët në botë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.