Vdekja e Maradonës, tre të dyshuar të tjerë nën hetim

Hetimi për shkaqet e vdekjes së Diego Armando Maradonas po zgjerohet gjithnjë e më shumë në Argjentinë. Në fakt, pesë persona po hetohen nga Prokurori i Përgjithshëm i San Isidro, që është edhe udhëheqësi i hetimeve.

Pas doktorit Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov, sipas mediave argjentinase, psikologu Carlos Diaz dhe infermierët Ricardo Almiron dhe Dahiana Gisela gjithashtu po hetohen. Të tre akuzohen për dëshmi të rreme në marrjen në pyetje pas ndarjes nga jeta të Diegos.

Psikologu Diaz ishte kujdesur për Diego Maradonan në shtator 2020 dhe u pa me dyshim nga prokurorët për rolin që ai kishte mbajtur. Almiron, infermierja, është i fundit që e ka parë Maradonën të gjallë, para se të pësonte arrestin kardiak. Sipas të gjitha gjasave, tre të dyshuarit e rinj do të thirren përsëri nga hetuesit në ditët në vijim për t’u marrë në pyetje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.