Urime! Milan sot bën 121 vite histori dhe dashuri!…

Në këtë ditë të veçantë për kuqezinjtë, nuk mund të mungonin edhe urimet nga shumë persona, pjesë e skuadrës në të kaluarën. Liga dhe Seria A, gjithashtu ka uruar në faqen zyrtare, ku natyrisht nuk ka munguar edhe urimi i Presidentit Skaroni: “121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore. Është një e ardhme për t’u shkruar e ndërtuar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Milanit tonë”.

16 dhjetori konsiderohet ditë e veçantë për kuqezinjtë: Milani ka ditëlindjen. I krijuar në 16 dhjetorin e vitit 1899, sot “djajtë” mbushin 121 vjeç, një kohë e mbushur plot histori në futbollin italian dhe atë botëror. Një moment i bukur për të festuar edhe për faktin se Milani, pas shumë kohëve, kryeson Serinë A, duke i bërë të gjithë tifozët milanistë të ëndërrojnë, pas disa viteve në vështirësi.

Në këtë ditë të veçantë për kuqezinjtë nuk mund të mungonin edhe urimet nga shumë persona, pjesë e skuadrës në të kaluarën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.