UEFA zbulon trofeun e Conference League, finalja në ‘Air Albania’

Këtë sezon do të ketë një turne të tretë europian për klubet e futbollit dhe siç është prezantuar më parë, do të jetë Conference League. Kompeticioni i ri që nis këtë sezon do të përfshijë shumë ekipe të ashtuquajtur të vogla nga shtetet e Europës e ndërsa nuk do të mungojnë as klube të mëdha.

Tottenham nga Anglia, Villarreal nga Spanja, Union Berlin nga Gjermania, Roma nga Italia, Rennes nga Franca apo Vitesse nga Holanda, janë ekipet e mëdha të kualifikuara direkt në fazën e grupeve teksa do të jenë 4 raunde eliminatore për të shkuar deri në ndeshjet e grupeve.

Presidenti Alexander Ceferin prezantoi për herë të parë edhe trofeun e ri që do të ngre lart kampionia e Conference League pikërisht në Shqipëri në “Air Albania”, stadiumin e ri të ndërtuar së fundmi. Ishte impianti ynë kombëtar që u përzgjodh për finalen e parë historike të këtij kompeticioni ku nuk do të mungojnë as skuadrat shqiptare.

Kupa është e lartë 57.5 cm dhe peshon 11 kg, ajo është e dizenjuar me 32 shufra gjarpëruese, që simbolizojnë secilën nga 32 skuadrat pjesëmarrëse në fazën e grupeve.

Forma e lakuar e shufrave është frymëzuar nga fluturimi i një topi futbolli ndërsa drejtohet drejt portës. Baza dhe pjesa e sipërme është formuar nga bronzi me çelik të galvanizuar, ndërsa shufrat kanë në fund argjend shkëlqyes.

Përveç ekipit kampion që do të shkojë në eliminatoret e Championsit, tre ekipe të tjera shqiptare, vendi i dytë, i tretë dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë do të luajnë në këtë event të ri të futbollit europian.

Conference League do të ketë 8 grupe me nga 4 skuadra dhe vjen si një kompeticion i ri për t’i dhënë mundësinë klubeve që nuk arrijnë të shkojnë në Champions apo Europa League.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.